Goleador i Kupës, Uzuni realizon dygolësh në pak minuta me Ferencvaros

Myrto Uzuni rigjen golin pas një mungese të gjatë. Sulmuesi shqiptar është rikthyer të shënojë me fanellën e Ferencvaros pas një mungese prej 6 ndeshjesh.

Uzuni ishte protagonist me 2 penallti të realizuara në mënyrë perfekte në fitoren e thellë 7-0 të skuadrës së tij ndaj Tokol në fazën e 1/16 në Kupën e Hungarisë.

Muajin e kaluar po në Kupë, Uzuni bëri historinë me 6 gola të realizuar ndaj Hatvan në fitoren e thellë 9-0 dhe tani sërish ky kompeticion i vjen si shpëtim për të rigjetur golin.

Ndërkohë që Uzuni me kombëtaren dhe në Europa League ende nuk ka shënuar teksa ka ende shanset në Europë në tre ndeshje të tjera për të realizuar ndonëse Ferencvaros ka zero pikë/Ora News/.