Prodhimi i Bitcoin-ve në Shqipëri, eksperti i IT: Kërkon sasi të lartë energjie, kamuflohen mirë

Aksionet e policisë të ndërmarra në bashkëpunim me operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë zbuluar një fermë të prodhimit të kriptovalutave në zonën e Krujës.

Policia thotë se ka dyshime për një rrjet tjetër të cilët merren me krijimin e këtyre kriptovalutave.

Sipas ekspertit të IT-së, Kadri Manaj për krijimin e këtyre monedhave virtuale kërkohet një energji e lartë çka përdoruesit e tyre gjejnë mënyrë dhe forma për ta vjedhur atë.

"Për të prodhuar një Bitcoin në muaj nuk mund ta prodhosh dot në kushte shtëpie dhe duhet diku te 500 mijë euro investime dhe në këto te 500 mijë euro diku te 25% shkojën ëpr pagesën e energjisë elektrike. Për të prodhuar 60 mijë dollarë në muaj duhet të paguash 25% të fitimeve energji elektrike," tha Manaj.

Sipas Manajt, personat të cilët merren me prodhimin e kriptomonedhave duhet të kenë njohuri në server, por edhe një rrjet elektrik, pasi nga mbingarkesa mundet që serverat edhe të digjen.

"Në një investim të madh duhen specialistë të fushës sepse ka pasur raste që ndodhin dhe flakë ose probleme të ndryshme që investimi shkon dëm. Çdo gjë do profesionin e tij për ta realizuar në mënyrën më perfekte të mundshme," shtoi Manaj.

Në vendin tonë nga fillimi i vitit janë zbuluar 3 laboratorë për zbulimin e monedhave virtuale, në fier, Tiranë dhe Krujë. Në këto operacione policia ka zbuluar një skemë të mirëfilltë për prodhimin e tyre ku nën hetim janë marrë operatorë të shpërndarjes së energjisë elektrike