VIDEO/ Merr flakë makina në aksin Fier-Patos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 14:09
Sot rreth orës 13:50 flakë një makinë ka marrë flakë në aksin Fier-Patos përballë zyrave të "Albpetrol".
Mësohet se makina e djegur tip "Benz" me drejtues shtetasin D.K është e marrë me qira.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defejti në mjet.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuarr flakët.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz" me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

