Meta dekoron “Martir të Demokracisë” të dënuarin politik: Vlerësim për sakrificën për liri e demokraci

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Martir i Demokracisë”  të përndjekurin politik, Isahak Toros Shahnaian (pas vdekjes), për qëndresën  dhe veprimtarinë  e tij ndaj diktaturës komuniste dhe veorintarinë e tij në demokraci.

Nëpërmjet një postimi në Facebook , Meta shkruan se titulli “Martir të Demokracisë” , i jepet të dënuarit politikë për sakrificat që ka bërë ky i fundit për mbrojtjen e idealeve për liri dhe demokraci.

Meta dekoron “Martir të Demokracisë” të dënuarin

"Në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë në Shqipëri ”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

"Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian.

Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës.

Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë,  për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

Meta dekoron “Martir të Demokracisë” të dënuarin

Kemi ende shumë për të bërë si shoqëri, për rivlerësimin dhe rikuperimin shpirtëror, kulturor, por edhe ekonomik dhe financiar të kësaj shtrese, në mënyrë që edhe shpirti i viktimave të pafajshme të gjejë paqen në përjetësi, por edhe që krimet dhe terrori që përjetuam për dekada kurrë më të mos lejohet të përsëritet mbi këtë tokë."