Alibeaj i përgjigjet mazhorancës: Mbledhja dështoi se ikët ju, s'kam fuqi magjike t'ju mbledh
Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nisi me debate midis nënkryetarit Toni Gogu dhe Kryetarit Enkelejd Alibeaj.
Gogu i kërkoi Alibeajt që të drejtonte mbledhjen me maturi, ndërkohë Alibeaj iu drejtua me tone të ashpra mazhorancës në lidhje me ankesat. Alibeaj u shpreh se ishte mazhoranca ajo që braktisi mbledhjen e kaluar pa arsye.
Alibeaj: Kuvendi ka miratuar ngritjen e këtij Komisioni dhe qëllimi është të ecim përpara. Ju më bëtë thirrje të mbledh veten, unë jam i mbledhur këtu, kam qenë i mbledhur këtu, të treja këto mbledhje të Komisionit Hetimor, por nuk ju mbledh dot juve. Nuk ju mblodha dot në 20 tetor kur kishim caktuar datën, nuk ju mblodha dot se ikët në mbledhjen e mëparshme pa arsye. Ikët pasi kishin filluar votimin në parim e kaluam arritëm deri te neni 17. Nuk ju mbledh dot, s'kam fuqi të mbinatyrshme për t'ju mbledhur. E vetmja fuqi që kemi është t'i qëndrojmë strikt rregullores së Komisionit dhe dëshirës së sinqertë për të hetuar. Për këtë arsye lidhur dhe me kërkesat tuaja më thatë të hedh rendin e ditës. Të gjitha këto kërkesa po ua rikujtoj.
Kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit, përcakton detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. E kam detyrim prej ligjit të mos e hedh dot në hetim. Kaq e thjeshtë. Kishim rënë dakord me kërkesën tuaj, të zonjës Bushka që rregulloren-draftin e paraqitur prej meje pa bërë asnjë shpikje por marrë ashtu siç është përdorur e ofrova si draftin në të cilin është punuar. Madje pati edhe tallje se draft-rregullorja ime kishte referenca nga komisionet e mëparshme, e kam marrë për të mos futur duart për të respektuar traditën.
Ramë dakord që dy përfaqësues, një nga ju, një nga ne të bashkëpunonim dhe të binim dakord për formulime të dakordësuara. Si përfaqësuesi im dhe i juaji nuk ranë dakord.
E drejta për prova s'ka nevojë për votim.
Pika tjetër është zgjedhja e sekretarit të komisionit, e prisja që ta kërkonit çështjen e rregullores. Përderisa e kishim pjesë të rendit të ditës se ezauruam. Pikë e 3 e rendit të jetë sigurisht kjo, jam dakord, por më duhet tu them diçka kemi rënë dakord dhe kemi marrë vendim në mbledhjen e parë që mbi draft rregulloren të ketë dakordësi midis Naços dhe zotit Salianji. Kjo është rruga më e mirë për të mos ikur nga ky komision, ky është propozimi që kam. Administrimi i të dhënave, zgjedhja e kryetarit dhe rregullorja e komisionit. Anëtarët e opozitës kanë bërë kërkesa, kanë mbledhur të dhëna sipas ligjit të komisioneve hetimor, fillojmë me ezaurimin e pikës.
