Kuvendi i ndërpreu sinjalin, PD vazhdon Live në Facebook mbledhjen e Komisionit për 25 prillin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 13:22
Pas një debati mes kryetarit të komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj dhe drejtoreshës së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi, ish-kryetare e KQZ, Kuvendi i ndërpreu sinjalin opozitës.
Por kjo nuk e ka penguar PD të vijojë me mbledhjen.
Mbledhja po transmetohet live në faqen zyrtare të PD në Facebook, ku deputetët e opozitës po bëjnë raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare.
