"Agjencia e bashkëqeverisjes si komiteti i Partisë" Dash Shehi tregon barcaletën: Do ju vijë era naftë!

Për deputetin e opozitës Dashamir Shehi, Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje është një mekanizëm sajesë që nuk do të sjellë asnjë ndryshim, madje thotë ai, do shtojë zinxhirin korruptiv.

Shteti, sipas tij, s’ka më nevojë për agjenci të tjera, por duhet të vërë në punë ata që janë. Kjo agjenci thotë Shehi është e panevojshme, e tepërt, e dëmshme dhe e ngjashme me Komitetin e Partisë që kontrollonte Komitetin Ekzekutiv.

"Shteti shqiptar i ka të gjitha. Kemi KLSh, prokurori. Cdo ministry ka linjën e vet. Pse duhet të fusim një mekanizëm që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Është mekanizëm për përqëndruar të gjitha pushtetet në një dorë.

Ky është si komiteti i partisë që vëzhgonte komitetin ekzekutiv. Komiteti ekzekutiv ishte për të punuar ai i partisë ishte për të vëzhguar.

Shteti i ka të gjitha veglat e veta dhe ky kryeministër i ka të gjitha mundësitë të kontrollojë. Nuk kemi pse të krijojmë agjenci mbi agjenci."

Ne komisionin e Ekonomisë Dash Shehi tha se një agjenci e tillë do të rrisë më shumë mundësinë e korrupsionit.

"Do them një barcaletë. Nuk lejuan doganierët për të kontrollu për trafikun e naftës por policët, u korruptuan dhe policët, vunë një pjesë të mirë shtetit dhe të gjithëve u erdh era naftë.

Edukojmë doganierët, jo të kontrollojmë doganierët me mbidoganier.

Në shoqëri demokratike ka institucione të tjera që e bëjnë këtë punë. Po ato do i nxjerrim jashtë loje. Është e panevojshme e tepërt është e dëmshme, kjo puna e shpenzime është e fundit sepse ato paret po i marrin ka vite.

Më shqetëson që shteti dhe administrata po denatyralizohet.

Po ma dëgjuat këtë këshillë bëni mirë, kë do ruani ju, ato që keni vënë vetë, ato do trembi ato do korruptoni po të juajët. Nocioni do ishte se administrata është e shtetit, administrata është e partisë”