Bashkia e Krujës: Nesër uji në çezmat e shtëpive, por jo për ta konsumuar

Bashkia e Krujës premton se do t’u rikthejë nesër furnizimin me ujë në çezmat e familjeve të Krujës, por jo për ta konsumuar atë. 

Në një intervistë për Ora News, zëdhënësi Drini Masha, nuk ka një përgjigje për pastrimin e depove të ujit, pasi ia lë këtë përgjegjësi Ndërmarjes së Ujësjellësit.

"Sot situate është më e lehtësuar. Një ndër masat e para që mori bashkia ishte ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm.

Janë bërë ritestime herë pas here të karakterit fizio-kimik, të cilat sot që flasim pas një procesi të klorifikimit raportet dalin në vlerat optimal për ujin e pijshëm. Por për arsye sigurie duhet të presim dhe analizat përfundimtare që do të çertifikojnë hapjen e furnizimit me ujë të pijshëm."

Por kur do të ketë ujë banorët në shtëpitë e tyre?

"Po punohet që nesër të bëhet e mundur furnizimi me ujë, por priten rezultatet. Furnizimi do të jetë vetëm konsum shtëpiak e jo për tu pirë deri në një njoftim të dytë

U tha se situate ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura? Po a do kemi më shumë raste të tilla infeksionesh kur të bjerë shi?

Ajo që u vu re ishte niveli I amoniakut në nivele shumë të larta.  U pastrua gjithë tubacioni e sot  flasim për vlera normale. Nuk flasim që sa herë që bie shi të ndodhë kjo. Por presim rezultatet e analizave të ISHP-së.

A pastrohen depot?

"Kjo është cështje teknike e nga Ujësjellësi mund të merrni informacion" 

Furnizimi i banorëve me ujë në Krujë u bë dhe në ndihmë të ujësjellësit të Durrësit. Edhe kompani private që merren me ujin po sjellin ujë kryesisht për institucione shtetërore tha zëdhënësi i bashkisë.

Intervista u mor nga gazetarja e Ora News, Sonila Musaj