Kriza energjitike, qeveria lëvron edhe një grant prej 10 mld lekësh

Qeveria ka vendosur një fond pre 10 miliardë lekësh në dispozicion të sektorit energjitik në mënyrë që të mbrojë konsumatorin familjar dhe bizneset e vogla nga kriza energjitike. Balluku, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht janë një problem i madh.  

Balluku: Ministria e energjisë dhe infrastrukturës ka pasur disa ndryshime të ndara në dy  grupe, ato të energjisë dhe ato të infrastrukturës. Sot është marrë vendimi për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit të energjisë 10 miliardë lekë të cilat do të na krijojnë kushtet për të mbrojtur të gjithë fashën e n familjarë dhe ata të biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi.

Balluku bëri me dije gjithashtu se 2 projekt vendime që kaluan sot janë shpronësimet që i hapin rrugë ndërtimit të dy linjave, asaj 110 kilovolt dhe asaj 220. Që të dyja linjat janë të rëndësishme dhe konsiderohen investime kritike sipas ministres.