"Shkelje e barazisë në tendera", SPAK kërkon nga 8 muaj burg për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullim e dënim me kusht për 2 vjet për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit; Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Të treja akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në spitalin e Elbasanit.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK të akuzuarat kanë favorizuar operatorin fitues. Ato janë hetuar në gjendje të lirë.