Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Gogu-Alibeajt: Drejtoni me maturi, jemi në udhëkryq

Seanca e parë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me debate dhe kritika. Zëvendës kryetari Toni Gogu i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Enkelejd Alibeaj që të drejtojë Komisionin me maturi dhe në mënyrë të paanshme.

Pjesë nga debati: 

Gogu: Nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni më në fund të drejtoni me maturi. Nëse vërtet duam që hetimi parlamentar i zgjedhjeve të  25 prillit të bëhet realitet dhe jo show politik, nevojitet drejtim i matur. Së pari dhe në sy të të gjithëve nevojitet drejtim i matur nga ju kryetar. Ju kërkohet moderimi i mbledhjes në mënyrë të paanshme duke u kujdesur që koha në dispozicion ët secilit anëtar të jetë e barabartë. Vetëm kështu do të largoni çdo anshëmri dhe arbitraritet. Së dyti nevojitet maturi nga ju anëtarë të opozitës.

Alibeaj: Faleminderit Gogu. Cila ishte kërkesa për procedurë?

Gogu: Të ndjekim rendin e ditës, të miratojmë rregullon e brendshme, zgjedhjen e sekretarit…

Bardhi: Kërkesa e bërë nga kolegu është e përsëritur dhe ezauruar. Rendi i ditë scaktohet nga kryetari, nëse kanë çështje për rend dite ia propozojmë kryetarit. Ne kemi ardhur në këtë rend dite që ka caktuar kryetari. Dhe rregulloren e kemi caktuar