Java Orientale, "Pierre Cardin Home" sjell sixhade artizanale me materiale 100% natyrale
Pierre Cardin Home ka organizuar për të pestin vit javën orientale, duke sjellë për publikun shqiptar sixhade artizanale.Materialet janë 100% natyrale ndërsa origjina e endjes së tyre e ka zanafillën 2 mijë e 500 vite më parë.
Dikur sixhadet ishin privilegj i aristokratëve por sot ato mund t`i ketë në shtëpi kushdo.
Në panairin e pestë të javës orientale që nisi mbrëmjen e 26 tetorit, Pierre Cardin Home ka prezantuar për publikun sixhade artizanale, që e kanë zanafillën e endjes afro 2 mijë e 500 vite më parë.
Këto kryevepra, të punuara mjeshtërisht nga artizanët dhe ku thuren fijet e të shkuarës, e kanë origjinën nga Irani, Afganistani, Turqia dhe India.
Materialet janë 100% natyrale si leshi dhe mëndafshi, ndërsa ngjyrat janë realizuar nga boja e bimëve, që kanë një jetëgjatësi mbi 100-vjeçare.
Drejtori i Përgjithshëm i Pierr Cardin Home tregon vlerat që mbartin këto vepra arti.
"Qëllimi i këtij eventi është të përcjellim rëndësinë e sixhadeve të punuara me dorë të cilat janë vepra arti të ardhura nga Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët. Këtu kemi një koleksion shumë të gjerë i cili përbëhet nga historia dhe kultura e lashtë," tha ai.
Duhen dy deri në 8 vjet që të përfundojë një sixhade, ndërsa për të duhet të punojnë të paktën tre persona.
Java e Orintale, eventi i organizuar nga Pierre Cardin Home, plot ngjyra e materiale natyrore, do të zgjasë deri në 31 tetor pranë Mak Albania.
