Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 37 vite burg babë e bir
Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, dënuar me 37 vjet burg.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, e cila ka shpallur fajtor babë e bir për vrasjen e Muhajt.
Ka qenë gjyqtarja Blerta Çibuku e cila i dha fund maratonës tre vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm ndërsa séance është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë, pasi prezentë në shpalljen e vendimit kanë qenë familjet e viktimës dhe atyre të autorëve.
Më parë prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, kishte kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin.
Familjarët e viktimës u shprehën kundër vendimit.
"Për mbejtjen e armëve zonja Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Pa armët me çfarë e vranë djalin tim? Më ka vrarë zemrën e një nënë ashtu siç më vranë ata kriminelë djalin e vetëm, më ka vrarë edhe Blerta Çikubu," tha nëna e viktimës.
Gjykatësja Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.
Në qershor të këtij viti për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor, babë e bir u liruan nga qelia për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Dyshimet kryesore pas vrasjes së Alket Muhajt në vitin 2018, ranë mbi babë e bir për shkak të konflikteve të mëparshme që ata kishin pasur me viktimën për motive pronësie.
Një tjetër pistë mbi vrasjen e Alket Muhajt ishte edhe ajo e dekonspirimit.
Dyshohet se trafikantë që mbillnin kanabis në zonë pretendonin se Muhaj informonte policinë mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zonë.
