Ju flet Moska - A është Tonin Vocaj Drejtor i Përgjithshëm paralel i Policisë së Shtetit?!

A është Tonin Vocaj Drejtor i Përgjithshëm paralel i Policisë së Shtetit?!’ ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Kurrë nuk ka ardhur me kaq pritshmëri një drejtor policie në krye të këtij institucioni. Ai vjen nga drejtoria e anti terrorit. Të gjithë presin një ndryshim në polici dhe pati lëvizje të para. Unë bënë shumë lëvizje, që disa i kritikuan se po vijnë rrotull të njëjtit njerëz.

Ajo që të bie në sy është që ngeli një pozicion kyç, drejtori i policisë kriminale në policinë e shtetit, Tonin Vocaj. Me gradat që ia ka tani, drejtues i lartë i policisë mund ta mbajë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë.

Vocaj ka qenë nga oficerët e lartë të shtetit që pas ardhjes së Ramës në pushtet, ai u largua nga hierarkia e policisë dhe kur duan t’i largojë këta, i çojnë në akademi që të japin mësim. Shkarkimi i tij u bë si ndëshkimi i grupit “Çiftelia”.

Vocaj ka kaluar edhe Vettingun në polici, duke thënë se Arben Frrokun e ka njohur në vitin 2006 kur ndiqte studimet në universitetin “Kristal”. Universiteti i mbyll sepse shiste diploma. Ku janë njohur këta persona se asnjeri nuk ka shkuar të japë leksione atje.

Tonini është nga ujqërit e vjetër të policisë. Këta mirë bën që u shkarkuan në vitin 2013, por tani kthehet dhe tashmë është krahu i djathtë i drejtorit të ri. Krimi i organizuar vepron me policinë dhe politikën këtu në mënyrë vertikale.