Nazarko: Nëse Berisha mbledh kuvendin, çështja me amerikanët e PD-së ngelet akoma në tavolinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 21:35
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se çështja me amerikane me PD-në ngelet akoma në tavolinë.
Ai tha se edhe nëse Berisha arrin të mbledhë kuvendin e partisë, sërish do të ketë 2 grupe parlamentare në Kuvend.
Nazarko: Në fund duhet të zgjidhim 3 probleme. Çështja me amerikanë ngelet akoma në tavolinë. Berisha e maskoi sot me të drejtë që Blinken do të shkojë në Paris, por problemi nuk fshihet. Yuri Kim është përfaqësuese e SHBA-ve, nuk flet vetë ajo.
Amerikanët kanë tjetër kohë arsyetimi, të kapin kur të duan. PD duhet ta zgjidhë këtë dramë; se si do të sillet me Amerikën. Këtu do të ketë 2 grupe parlamentare. Nëse bëhet kongresi fiton Berisha sepse ka partinë me veten.
