Mbeten në burg dy shokët e Aldi Ramës, ishin aty kur u vra nënkomisari Saimir Hoxha
Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat.
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.
Ndaj dy të rinjeve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, i 21-vjeçarin Ali Rama.
Vrasja e 28 shtatorit 2021
Paraditen e 28 shtatorit të tre efektivët ishin të veshur me veshje civile, ndërsa njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin “Policia”. Pasi kanë asgjësuar drogën ata janë nisur drejt Komisariatit të Lezhës.
"Gjatë kthimit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë.
Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëzizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të Policisë."
Ky veprim i ka bërë policët që të dyshojnë, dhe të vendosin ta ndalojnë për kontroll në vendin e quajtur Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”.
Punonjësit e Policisë kanë konstatuar se në makinë ndodheshin tre persona, në dy vendet e para Aleksander Marku 26 vjeç dhe Kristian Sherri 27 vjeç, ndërsa në sedilen e pasme 21 vjeçari Aldi Rama, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Dy personat para kanë zbritur pas kërkesës së policëve ndërsa nënkomisri Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentet Aldi Ramës, i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pa lëvizur nga mjeti ka thënë ”Unë nuk jam për tu kontrolluar...”.
Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë.
Më pas 21 vjeçari ka kaluar në vendin e shoferit dhe është larguar me automjet me shpejtësi. Dy efektivat e policisë Doda dhe Palushi kanë shkrepur 9 plumba, 4 prej të cilëve kanë përshkuar xhamat e makinës, por pa arritur që ta ndalin autorin.
Aldi Rama ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë. Pas disa orësh kërkimesh, ai është lokalizuar në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit ku rreth orës 15:50 ka plagosur veten në kokë me armën pistoletë TT, me të cilën kishte vrarë edhe efektivin Saimir Hoxha.
Dy personat që ndodheshin në makinë me autorin janë arrestuar nga policia per akuzën e moskallzimit të krimit ë lidhje me armën që kishte me vete 21 vjeçari.
