Sula: Uroj që Berisha të marrë vendim pozitiv në Paris, për 4 vite marrëdhëniet e PD me SHBA të thyera

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, deputeti Dashnor Sula u shpreh se dëshiron që gjykata e Parisin të japë një vendim pozitiv për Berishën.

Ai tha se raportet me SHBA-në ishin thyer gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe shtoi se nuk mund diskutohet sovraniteti me SHBA-të.

Sula: Unë do të dëshiroj që nga gjykata e Parisit të kishim një vendim pozitiv për Berishën. Zgjedhja e Bashës ishte e detyruar. Raportet me SHBA-në ishin thyer gjatë këtyre 4 viteve të fundit. Për mua Basha ka përgjegjësi, por jo vetëm ai sepse vendimi ka qenë kolegjial.

Pasi kanë mbaruar zgjedhjet unë i kam thënë mos bësh gabim që të mos futesh në Kuvend. Por, kthehet te raportet me SHBA-në. Nuk mund të diskutohet për sovranitetin sepse SHBA është vendi më demokratik në botë dhe ka ndikim kudo në botë.