Kulluri: Një pjesë e grupit të PD-së në mbështetje të Berishës, pas Bashës vetëm ata që ka sjellë ai
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri u shpreh se një pjesë e grupit parlamentar ëhstë rreshtuar haptazi kundër Bashës.
Ai përmendi njerëz që kanë humbur 4 palë zgjedhje si zonja Duma që ka humbur në Durrës, dorëzoi mandatin dhe humbi sërish në Kavajë.
Kulluri: Një pjesë e grupit parlamentar është rreshtuar haptazi kundër Bashës dhe në mbështetje të Berishës. Pjesa që dalin në mbështetje të Bashës janë njerëz që janë sjellë nga Basha. Këtu përmend njerëz që kanë humbur 4 palë zgjedhje si zonja Duma që ka humbur në Durrës, dorëzoi mandatin dhe humbi sërish në Kavajë.
Pathosi për t’i dalë në mbrojtje Basha me një CV të tillë dështimesh e bën të panatyrshme këtë mbrojtje dhe i acaron më keq demokratët. Unë kam vënë re që 70 % e komenteve të Bashës janë profile false të financuara nga zyra e byrektores së Bashës.
