Baste sportive në telefon, arrestohet 32-vjeçari nga Gjirokastra

Një 32-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar me akuzën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Alkend Haskaj, 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sipas bluve, në lagjen "18 Shtatori" gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qira nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara".