Kulluri: Berisha e ka të fituar lojën e numrave me Bashën në PD, Kuvendi do të mblidhet

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri u shpreh se pas përplasjes Basha-Berisha qëndron pyetja se ka qëndron mbështetja.

Ai tha se Nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD, duke parë mbështetjen dhe

Kulluri: Pas përplasjes Basha-Berisha qëndron pyetja se ka qëndron mbështetja. Dhe mbështetja është qartë nga firmosja për kuvendin dhe pjesëmarrja në takime, tregon se kemi një shumicë dërrmuese të delegatëve.

Nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD. Basha për mbështetjen e tij jep deklarata klinike. Nuk dua të flas për personalitetin e njeriu që ka humbur 4 palë zgjedhje në vend. Ai duhej larguar qysh në vitin 2017. Kuvendi do të mblidhet dhe kjo ka marrë fund.