Aksident në aksin Lezhë–Tiranë, makinë përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lezhë – Tiranë ditën e sotme.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Rriles.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar në gjendje të rënduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës" , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Policia në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.