Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe bie nga ura
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 21:43
Një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turan në Korçë mbrëmjen e sotme, 26 tetor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, bën me dije policia.
Shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip "Benz", të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.
Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
