Shpërthimi i Demaliajt: Palaço, bëni retorikë hajdutesh në studio, keni krijuar neveri në popull

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia e ka nisur lidhjen e tij me skype nga SHBA me akuza të forta kundrejt të ftuarve aty.

Ai tha se të ftuarit bëjnë retorikë hajdutësh në emisione e në televizione duke krijuar një neveri në tek ata që i dëgjojnë.

Demalia: Palaço. Njerëz hajdutë, kush jeni ju more? Bëni retorikë hajdutësh. Këta duan të vriten me bukë në gojë, janë të gjithë palaço. Dalin në studio dhe kanë krijuar neveri në popull. Dalin në studio dhe bëjnë retorikë. Nuk bëhet më kështu, ose mbylleni emisionin. Po tallni menderen në studio.

Kulluri dhe kullurat e tjerë nga i kanë të ardhurat? Tu vijnë turp që dalin në televizione. Ti një palaço. Ti ke vjedhur pronat e bregdetit.  Të gjithë flisni për parime, por jeni të gjithë të fëlliqur nga koka te këmbët. Ju e keni krijuar këtë situatë. Morali i këtyre është si morali i kurvave.