Babë e bir vranë Alket Muhaj/ Prokuroria kërkoi 60 vite burg, Gjykata i dha 27. Nëna e viktimës: Më vranë edhe një herë

Prokurori i çështjes Julijan Çafka  kishte kërkuar 30 vite burg për secilin.

Konkretisht,  kishte kërkuar që babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj të dënoheshin me nga 23 vjet burg për kryerjen e veprës penale "vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim", me nga 6 vjet burg për akuzën e "armëmbajtjes pa leje dhe municione" dhe 1 vit burg për "mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve sportive dhe municioneve."

Por pas një maratone 3 vjeçare gjykatësja e çështjes, Blerta Çibuku dënoi përfundimisht me 20 vite Et’hem Muhon dhe 17 vite të birin e tij Dino Muho.

Nëna e viktimës, Alket Muhaj pas vendimit shprehet se gjykatësja e çështjes Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm babë e bir për mbajtjen e armëve duke i ulur dënimin. Ajo shprehet kundër këtij vendimi dhe thotë  se gjykatësja e çështjes i ka vrarë zemrën me këtë vendim.

Nëna e Alket Muhaj: "Për mbajtjen e armëve zonja blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Po me çfarë e varu? Vajti e pa Blerta Çibuku me çfarë e vranë djalin tim? Blerta Çibuku po bën i katërti vit ky, mua si nënë nuk më ka pyetur asnjëherë, por na thoshin "pusho, mos fol." Mua më ka vrarë zemrën e një nëne ashtu siç më vranë ata kriminelë djalin e vetëm, më ka vrarë edhe Blerta Çibuku. Me çfarë e vranë ata me gisht apo pati ndërhyrje Blerta Çibuku, ku e pa ajo që i nxori të pafajshëm."