Temperatura të ulëta në mëngjes dhe vranësira gjatë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot
Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë ditës së sotme sipas MetetoAlb.
Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit lindor ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohshëm por nuk do të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore mbeten me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu te shoqëruar here pas here me stuhi afat-shkurtra ere.
Po ashtu me vranësira dhe shira te dendur vijon situata e motit në Jug të Italisë. Ndërsa: pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira te lehta.