Balliu: Janë mbledhur më shumë firma se sa nevojiten për kuvendin kombëtar të PD-së
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se firmat kanë kaluar ato që kërkon kuvendi kombëtar i PD-së sipas statutit e partisë.
Ai tha se nuk është çështja nëse Basha e njeh kuvendin, por nëse kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë.
Balliu: Firmat kanë kaluar ato që kërkon kuvendi kombëtar i PD-së sipas statutit e partisë. Edhe tani që flasim vazhdojë dhe numërohen fletë të tjerë. Ato janë lehtësisht të numërueshme sepse delegatët janë anëtarë të kryesisë. Shifrat janë të verifikueshme.
Nuk është çështja nëse Basha e njeh kuvendin, por nëse kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë. Pra, në këtë kontekst, Basha nuk ka asnjë të drejtë mbi kuvendin, sepse kuvendi mund të shkrijë edhe partinë.
