Greqia në zi kombëtare, sot përcillet në banesën e fundit liderja e socialistëve
Shteti helen ka shpallur sot, ditë zie kombëtare, në nder të lideres socialiste, Fofi Genimata, e cila u nda nga jeta ditën e hënë (25 tetor).
Sot populli grek do t'i japë lamtumirën e fundit politikanes 57-vjeçare, e cila për fat të keq humbi betejën shumëvjeçare me kancerin.

Familja e kryetares së "KINAL" , kolegë, miq, politikanë por edhe qytetarë të thjeshtë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Fofi Genimata, për ta shoqëruar atë në banesën e fundit.
Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për ambasadat greke në mbarë botën, në shenjë nderi për të ndjerën, shkruan CNN grek.
Trupi i pajetë i lideres socialiste do të do të ekspozohet në një pelegrinazh popullor në Katedralen e Athinës nga ora 10 e mëngjesit për t'u dhënë mundësinë qytetarëve të thjeshtë që e deshën dhe e vlerësuan për t'i dhënë lamtumirën për herë të fundit.

Fofi Genimata ka lindur më Athinë, në vitin 1964. 57-vjeçarja është e bija e anëtarit themelues të partisë PASOK, Jorgos Genimatas.
Lëvizja për Ndryshim ( KINAL) është parti e majtë politike.
Themeluar në mars të 2018-ës nga Fofi Genimata, është një koalicion partish, në të cilin ndër të tjera PASOK dhe Lëvizja Socialdemokrate.

Në Korrik të vitit 2017 kryetarja aso kohe e PASOK, Fofi Genimata, nga foltorja e kongresit të Aleancës Demokratike, paralajmëroi krijimin e një partie të re të unifikuar të qendrës së majtë në Greqi para fundit të vitit.
FDA mbështet vaksinën e Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç
27 Tetor, 08:4



