Sulmohet me thikë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është sulmuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani.
Lajmin e ka bërë me dije policia e Kosovës, ku njofton se trajneri ka qenë nën ndikimin e alkoolit, në momentin që ka bërë një veprim të tillë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së Ahmetit, ndërsa Toverlani është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mirëpo ky lajm më vonë është përgënjeshtruar nga vetë Ahmeti. Ai tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë përplasje fizike, teksa shton se trajnerin e njeh prej kohësh dhe e ka mik.
