Kurti takon presidenten e Komitetit të Helsinkit: Paqja dhe stabiliteti në rajon parim i politikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Zyra për Komunikim Publik njofton se ata diskutuan në lidhje me bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha e Komitetit, Izabela Kisiq dhe Mark Baskin nga Qendra për Dialog Humanitar.

“Kryeministri Kurti theksoi se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, është parim i politikës sonë të jashtme, dhe se Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin”, thuhet në njoftim.

Kurti ka veçuar rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe ka përmendur edhe ballafaqimin me të kaluarën që sipas tij janë parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë më rajonin.

"Gjithashtu u bisedua për projektet aktuale të Komitetit, të cilat që nga themelimi në vitin 1994 janë përpjekur të ekspozojnë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin – dhe të zbusin efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale”, thuhet ndër të tjera.

Kurti takon presidenten e Komitetit të Helsinkit: Paqja dhe stabiliteti