Kanceri nuk ia kurseu jetën, vdes në moshën 57-vjeçare liderja e socialistëve në Greqi
Është ndarë nga jeta sot, kryetarja e partisë "KIN.AL" në Greqi, Fofi Genimata.
Prej ditësh politikania 57-vjeçare ndodhej në spital, pasi vuante nga kanceri i gjirit.
Fatkeqësisht, pavarësisht betejës së Fofit dhe përpjekjeve të mjekëve kryetarja e "KIN.AL" ndërroi jetë sot, në orën 12:04 në spitalin Evangelismos, Athinë, njoftojnë mediet greke.
Fofi Genimata ka lindur më Athinë, në vitin 1964.
57-vjeçarja është e bija e anëtarit themelues të partisë PASOK, Jorgos Genimatas.
Lëvizja për Ndryshim ( KIN.AL) është parti e majtë politike.
Themeluar në mars të 2018-ës nga Fofi Genimata, është një koalicion partish, në të cilin ndër të tjera PASOK dhe Lëvizja Socialdemokrate.
Në Korrik të vitit 2017 kryetarja aso kohe e PASOK, Fofi Genimata, nga foltorja e kongresit të Aleancës Demokratike, paralajmëroi krijimin e një partie të re të unifikuar të qendrës së majtë në Greqi para fundit të vitit.

