Zjarr i madh në një park në Shkup, përfshihen nga flakët disa godina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 17:19
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të marte parkun e qytetit të Shkupit afër stadiumit në Shkup.
Sipas mediave vendase, zjarri ka përfshirë disa godina në këtë zonë që ishin braktisur.
Mësohet se për shuarjen e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.