Pozhari: Opozita kundër politikave të Kurtit, Kryeministri i kujdesshëm me dialogun

Analisti Xhevdet Pozhari, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, ku është ndalur edhe tek zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, se zgjedhjet lokale aktualisht mund të konsiderohen si trofe i partive opozitare.

Ai tha se opozita ka qenë në kundërshtim me Kryeministrin Albin Kurti, përsa i përket politikave që ky i fundit ka ndjekur në raport me Serbinë për çështjen e dialogut.

Xhevdet Pozhari: Nëse merren krahasimet e vitit 2017 me të vitit 2021, në zgjedhjet lokale, LVV nuk ka fituar asnjë komunë që në raundin e parë, çka mundësohet si rënie e saj apo trofe i partive opozitare. Në raport me Serbinë dhe dialogun, opozita ka qenë kundërshtuese që ka ndjekur Kurti, ngaqë kërkesa ka qenë që të kërkohet llogaridhënia nga ana e Serbisë, ndërsa të merren parasysh dhe kërkesat që ka Kosova në raport me dialogun.

Për Pozharin, Kurti është treguar i kujdesshëm në raport me dialogun pasi në tavolinë ka shpalosur edhe kërkesat e pasus kosovare.

Xhevdet Pozhari: Në 10 vitet e fundit u krijua një praktikë jo aq e mirë që Kosova duhet të bënte kompromise. Pra në raport me dialogun, Kurti ka vepruar kujdesshëm duke vënë në tavolinë dhe kërkesat e palës kosovare. Por kundërshtimet kanë qenë në raport me disa iniciativa rajonale, ku më pas secili prej aktorëve politik e ka pasur këndvështrimin e tij që mendojnë se është më e duhura.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.