VIDEO/ Arrestohet burri që rrahu me grushta një grua në supermarketin e Prishtinës. Pse më zure rrugën
Policia e Kosovës konfirmon se ka arrestuar burrin i cili rrahu me grushta një grua në një supermarket në Prishtinë.
Videoja e dhunës u publikua në rrjete sociale e ngjalli shumë indinjatë.
Sipas policia së Kosovës ngjarja është regjistruar mesditën e 24 tetor 2021.
Burri pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej
Video është shpërndarë nga portali “Sinjali” i cili raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një supermarket në Prishtinë.
Nga videoja duket se burri së bashku me dy fëmijët e gruan e tij po bënin pazar, por gruaja nuk po i lironte rrugën. Nga ajo që duket në video fillimisht ka pasur një sherr verbal mes gruas dhe burrit më pas ka vijuar me shtyrje karrocash drejt njëri tjetrin.
Bashkëshortja e burrit ka ndërhyrë për ti ndarë. Në një moment u duk sikur gjithcka u mbyll por burri kthehet dhe e godet disa herë gruan me grushte në sy të djalit dhe bashkëshortes së tij. Kjo e fundit arrin ta largojë më pas bashkëshortin.
