Normalizohet situata në Kosovë, 1 viktimë dhe 3 raste të reja nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 16:06
Situata e Covid-19 në Kosovë po shkon drejt normalizimit.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ka humbur jetën një person.
Gjatë kësaj kohe me sëmundjen vdekjeprurëse janë prekur 3 persona.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.
Në total numri i rasteve aktive është 438./Ora News/
