Nëna dhe e dashura e saj akuzohen për vrasjen e vogëlushes 16-muajshe

Një nënë dhe e dashura akuzohen për vrasjen e vajzës së saj 16-muajshe të cilën dyshohet se e mbytën, sipas Gjykatës.

Frankie Smith, 20 vjeç dhe Savannah Brockhill, 28 vjeç, të cilat e mohojnë vrasjen e vogëlushes Star Hobson, thuhet se kanë bërë lëvizje mundje ndaj saj.

Gjykata e Bradford Crown tha se e bënë atë të përballej me murin kur ajo sillej keq, një dënim që thuhet se ka tmerruar të afërmit.

Nëna e Smithit, Yvonne Spendley dha dëshmi për ngjarjen e tmerrshme.

Ajo tha se vogëlushja Star ishte vendosur përballë një muri nga 28-vjeçarja  kur ajo refuzoi të hante ushqimin e saj.

Pamjet tronditëse që çuan në vdekjen e vogëlushes në shtëpinë e saj në Keighley, West Yorks, tashmë janë shfaqur para Gjykatës.

Në një klip, Star është mavijosur keq në qafë dhe ka shenja në ballë. Ajo gjithashtu është filmuar duke qarë në përpjekje për të ngjitur disa shkallë e detyruar nga dyshja.

Në disa dëshmi thuhet se dyshja kanë bërë një numër kërkimesh në Google të cilat përfshinin pyetjet: 'Sa kohë mund të zgjasë trupi juaj pa gjumë?', 'Sa gjatë mund të uleni në të ftohtë?' dhe 'Si trajtojmë mavijosjen dhe ënjtjen."

Gjykata u tha se çifti akuzohet për çarjen e një vene që çon gjakun në zemë, si dhe për këputjen e organeve të tjera. 

Smith dhe Brockhill mohojnë akuzat për vrasje dhe shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një fëmije.

Gjyqi vazhdon.