“Lojtarët e arritën dëshirën e tyre“, Ramçaj jep hipotezën e tij për Laçin: Nuk e donin trajnerin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 13:26
Laçi ka gëzuar më në fund tifozët duke u gjetur fitoren e parë për këtë sezon të Abissnet Superiores. Por kjo fitore nuk ka qenë aspak befasi për Meridian Ramçaj, i cili në studion e “Ora Sport” në “RTV Ora” shprehet se lojtarët e ekipit kurbinas e arritën qëllimin për të larguar trajnerin malazez.
“Mendoj që do vinte fitorja e parë, sepse lojtarët e arritën dëshirën e tyre. Më dukej se vetë lojtarët nuk e donin trajnerin. Nuk ishte më ai Laçi i Europës. Nga sot do të shikojmë një Laç krejt ndryshe. Të gjitha ekipet do e kenë të vështirë me të, e jo më të pësojë nga 5 gola siç kemi parë deri tani”, ka thënë Meridian Ramçaj.