Në kërkim për drogë nga Gjermania, kosovari arrestohet në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 14:41
Një 56-vjeçar nga Prizreni u arrestua nga policia shqiptare në Morinë për llogari të drejtësisë gjermane.
Në pranga ka rënë N. H. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schëennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale "Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

