Kur lindi peshonte më pak se 1 qese sheqeri/ Njihuni me foshnjën "mrekulli", mësoi të flasë pasi filloi të konsumojë patatina

Maija Elke Pettitt  është foshnja mrekulli që kaloi plot 190 ditë në spital, pasi peshonte më pak se një qese e vogël  sheqeri kur lindi.

Për fat të mirë, vogëlushja tashmë është rritur, ajo ushqehet vetë dhe flet për bukuri.

Maija bën pjesë në një nga vetëm 20-30% e foshnjave që i mbijetuan një lindjeje të parakohshme. Ajo lindi  në javën e 23 të shtatëzanisë, gjashtë vjet më parë.

Kur lindi peshonte më pak se 1 qese sheqeri/ Njihuni me foshnjën

Maija është tetraplegjike, ajo ka sindromën e trefishtë X, që do të thotë se rritja dhe zhvillimi i saj fizik dhe mendor bëhet  më vonë se sa te fëmijët normal.  

Që do të thotë se Maija ishte memece dhe kishte vështirësi të ushqehej me ushqim të thatë.

Por prindërit dhe vetë vogëlushja nuk u dorëzuan, sot Maija ushqehet vetë dhe flet shumë mirë.

Nëna e saj, Elke Pettitt, 46 vjeç, nuk mund ta besonte përparimin që ka bëri e bija.

“As sytë nuk i hapte dot kur lindi”, tha nëna e foshnjës, e cila shtoi: “Ajo ishte aq e vogël,  është e pabesueshme sa larg ka arritur”.

Kur lindi peshonte më pak se 1 qese sheqeri/ Njihuni me foshnjën

Maija kishte një  vëlla binjak,  të lindur një javë pas saj, i cili fatkeqësisht jetoi vetëm 30 ditë.

Elke dhe Rawden, babai i Maija-s, nuk mundën ta merrnin vajzën e tyre në shtëpi për më shumë se 190 ditë, pasi ajo lindi në Spitalin Mbretëror të Londrës dhe më pas u transferua në Homerton, në lindje të Londrës.

Elke tha se për një kohë të gjatë ajo ndihej më shumë si një infermiere sesa një nënë, dhe në fillim, zhvillimi i vajzës së saj ishte shumë i ngadaltë.

Kur lindi peshonte më pak se 1 qese sheqeri/ Njihuni me foshnjën
Maija me babanë, nënën dhe vëllanë

Kur Maija ishte tre vjeç e gjysmë, prindërit e saj vendosën të provonin një program terapie risi në Austri të quajtur ‘NoTube’, i cili ndryshoi jetën e saj.

“Ajo kaloi një fazë kur donte vetëm patatina, dhe çdo gjë që kishte të bënte apo që miksohej me patatina”, tha Elke. Pas kësaj e vogla nisi edhe flasë, thonë prindërit.