Vodhën 48 shtëpi për dy muaj, në pranga 4 shqiptarët në Itali, ja si ranë në kurthin e policisë

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 shqiptarë, pasi këto të fundit akuzohen për 48 vjedhje.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptarët të gjitha vjedhjet i kanë kryer mes muajve shtator dhe tetor, kryesisht në zonën e Venedikut, në provincën e Trevisos dhe Padovës e deri në Pordenone.

Mësohet se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur vjedhjet i kryenin gjatë natës, në zhtëi të izoluara ose apartamente bosh.

Nëpër Itali ata lëviznin me makinë të cilën e kishin marrë me qira, ku njëri prej tyre ishte shoferë, ndërsa të tre të tjerët bënin vjedhjet.

Si ranë në prangat e policisë

Hetuesit që për javë të tëra kishin vëzhguar bandën me kamerat e drejtuara në bazën e tyre. Në automjetin e tyre kishin vendosur një GPS.

Nga përgjimet që kanë siguruara autoritetet dëgjohen hajdutët duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke u mburrur për “të ardhurat” e tyre: shoferi thotë se ka fituar deri në 5000 euro në muaj, ndërsa shoqëruesit thonë se kanë bërë 13,000 euro duke “hequr dorezat”.