Grushti i shtetit në Sudan, 7 të vdekur dhe 140 të plagosur në protestat e përgjakshme

Shtatë persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe 140 të tjerë u plagosën në protestat kundër pushtimit ushtarak të Sudanit të hënën (25 tetor), tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.

Udhëheqësi i grushtit të shtetit , gjenerali Abdel Fattah al-Burhan , dje shpërndau trupën  e përbashkët, të përbërë nga ushtarë dhe civilë, i cili kishte marrë përsipër të çonte vendin drejt demokracisë pas përmbysjes së Omar al-Bashir pas kryengritjes së popullit në 2019.

Oficeri o lartë Burhan e shpalli vendin në gjendje të jashtëzakonshme. Ai premtoi se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2023 dhe se pushteti do t'i dorëzohet qeverisë politike të zgjedhur në atë kohë.

“Ajo që po kalon vendi tani, është një kërcënim dhe rrezik real për ëndrrat e të rinjve dhe shpresat e kombit”, tha ai.

Udhëheqësit civilë dhe homologët e tyre ushtarakë janë në mosmarrëveshje qëkur sundimtari veteran i Sudanit, Omar al-Bashir, është rrëzuar nga pushteti, dy vjet më parë.

Grushtshteti u dënua në të gjithë botën, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të pezullojnë 700 milionë dollarë ndihma për Sudanin.

SHBA-ja i dënon fuqishëm veprimet e forcave ushtarake sudaneze, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke bërë thirrje për lirimin e kryeministrit të Sudanit, Abdallah Hamdok, dhe të liderëve të tjerë civilë.