Vrasja në shesh xhirimi/ Asistenti që i dha pistoletën aktorit ishte pushuar edhe më parë nga puna pas ngarjeje të ngjashme me armë

Mbarë opinioni është tronditur nga tragjedia, që ndodhi në shesh xhirim, ku aktori i njohur, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, e cila humbi jetën dhe regjisorin e filmit, i cili po trajtohet në spital.

Asistenti i regjisorit në filmin "Rust", i cili i dorëzoi armën manovër aktorit,  Alec Baldwin-it përpara të shtënave fatale javën e kaluar, është pushuar edhe më parë nga një produksion filmi, pasi një incidenti të ngjashëm, ku mbeti i plagosur  një anëtar i grupit të xhirimit, tha kompania e prodhimit të filmit për CNN.

Dave Halls ishte asistent regjisor në filmin "Rruga e Lirisë" në vitin 2019, kur një armë "qëlloi befas" në xhirime, tha të hënën kompania e prodhimit "Rocket Soul Studios".

Anëtari i ekuipazhit të zërit, që u plagos aksidentalisht  mori  trajtim mjekësor. Ai u kthye në shesh xhirim disa ditë më vonë, tha "Rocket Soul".

Pas incidentit, Halls u hoq nga grupi dhe u pushua nga produksioni, tha kompania.

“Halls u hoq nga grupi menjëherë pas shkarkimit të armës manovër. Prodhimi nuk rifilloi xhirimet derisa Dave u largua nga vendi," tha kompania.