Prej muajsh pa ushqim, gjenden tre fëmijë të braktisur brenda apartamentit dhe eshtrat e një tjetri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, policia ka gjetur tre fëmijë të braktisur dhe eshtrat e një të mituri tjetër.

Mësohet se fëmijët janë gjetur nga autoritetet brenda një apartamenti në Houston dhe paraprakisht dyshohet se ata janë braktisur nga prindërit.

“Situata është e tmerrshme, tragjike. Prej kohësh jam në këtë punë dhe kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë rast të ngjashëm. Jam i shokuar”, ka thënë Ed Gonzalez, nga zyra e sherifit në Harris.

Në lidhje me rastin policia mori një telefonatë nga 15-vjeçari, i cili u tha dhe u tha se prindërit i kanë braktisur muaj më parë dhe se vëllai i tyre 9-vjeçar ka vdekur, e kufoma e tij për afro një vit po qëndron në apartament.

Fëmijët kishin qenë të paushqyer dhe të lënduar, kështu që policia i ka dërguar menjëherë në spital.

Nuk dihet nëse fëmijët kishin shkuar në shkollë dhe se si i kaluan muaj të tërë pa ushqim. E ëma e tyre dhe i dashuri i saj më vonë janë gjetur dhe arrestuar.