Familja afgane shet foshnjen 500 dollarë për të ushqyer tre fëmijët e tjerë: Po vdesim urie

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në dorë.

Së fundmi ka ndodhur një ngjarje e pazakontë ku një vajzë afgane është shitur për 500 dollarë.

BBC, shkruan se Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke thënë se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend. 

"Fëmijët e tjerë po vdisnin urie prandaj u detyruam ta shisnim" thote e ëma për BBC.

Si të mos jem e trishtuar. Edhe ajo ishte vajza ime. Do të doja shumë të mos e kisha bërë.

Edhe bashkëshorti tregon se në shtëpi nuk kanë asgjë për të ngrënë. "Po vdesim urie"

"Nuk e di si do te jete e ardhmja e vajzës"

Në momentin që do të çohet në këmbë do i jepet burrit që e bleu. Ai ka paguar më shumë se gjysmën e 500 dollarëve dhe me këto para familja mund të jetojë për disa muaj.  U kanë thënë se vajza e tyre do martohet me djalin e tij por askush nuk është i sigurtë.