Pas Egjiptit në Gjermani, Rama takon kryeministrin e Bavarisë: Fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike e tregtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 21:30
Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në një vizitë në Gjermani.Një fakt të tillë e ka zbuluar ai vetë teksa është takuar me kryeministrin e Bavarisë Markus Soder.
"Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë", shkruan Rama.
Ndalesa në Gjermani vjen pas vizitës që Rama zhvilloi në Egjipt.