Braimllari: Inceneratorët skemë nga Rama për të vjedhur, në total do të marrin 800 mln euro

Në “Drejt” nga Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari u shpreh se qeveria do të çojë në total 800 milionë euro në drejtim të inceneratorëve

Ai tha se procedura është kaluar pa firmë të ministrit të Financave dhe thuhet se nuk ka faturë financiare, por pastaj dalin kostot.

Braimllari: Inceneratorët janë një skemë nga kryeministri për të vjedhur shqiptarët. Janë 800 milionë euro në total që kjo qeveria kërkon t’i çojë në drejtim të inceneratorëve përgjatë 30 viteve. Nuk ka fakte se këto para do të përdoren për tu shërbyer qytetarëve.

Procedura është kaluar pa firmë të ministrit të Financave dhe thuhet se nuk ka faturë financiare, por pastaj dalin kostot. Nuk u bë një tender kombëtar sepse është shumë e madhe. Këshilli bashkiak i Fier është i kapur sepse ka ndryshuar vendin e bërjes së inceneratorit pa marrë mëndin e këshillit.