Feruni: Inceneratorët janë fake, plehrat çohen në landfill, nuk prodhohet energji, skemë për të rritur kostot

Në “Drejt” nga Luan Rama, ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh se në Tiranë dhe në Elbasan nuk ka inceneratorë.

Ai tha se ajo që ndodh në Elbasan dhe në Fier kalojnë në landfill si gjithmonë mbetjet dhe termi incenerim është përdorur për të shtuar kostot.

Feruni: Elementi kryesor që u promovuar në vitin 2014 derisa sa u bë inceneratori i Elbasanit, është se nuk kemi prodhim energjie as në Elbasan dhe as në Tiranë. Pyetja shumëmilionëshe është: ky është energjia e premtuar? Energji nuk ka!

Ne në vitin 2018 e kemi hedhur në gjyq çështjen e inceneratorit të Fierit. Kjo është një Fasadë inceneratorësh. Volumi që digjet kalon në landfill. Ajo që ndodh në Elbasan dhe në Fier kalojnë në landfill si gjithmonë. Inceneratori u përdor për të rritur kostot nga 15 euro për ton për ta çuar në 30 euro. Në Elbasan nuk funksionon inceneratori. Inceneratori është fake.