Këlliçi: Shumica e televizioneve e kanë të ndaluar të flasin për inceneratorët, janë të blerë
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se televizionet nuk e trajtojnë aferën e inceneratorëve.
Ai tha se është në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij.
Këlliçi: Ju dhe ndonjë televizion tjetër opozitar, keni kurajon që të bëni një emision për këtë temë të inceneratorëve, afera më e madhe në këto 8 vite. Sepse është e ndaluar në pjesën dërrmuese të televizione të tjera që të flasin për këtë temë.
Unë vetë sot jam në gjyq me Mirel Mërtirin, që është një nga përfituesit i inceneratorëve, së bashku me Klodjan Zoton dhe bashkëjetuesen e tij. Jam kallëzuar për shpifje nga ata, ndërsa ne kemi bërë 3 kallëzime në SPAK si PD dhe nuk ka asnjë lëvizje, por mua më kanë thirrur 3 herë në seanca. Kur jemi në shkallët e gjykatës vetëm 2 televizione e japin si kronikë. Këtu tregohet se plehrat kanë blerë median dhe pushteti ka kapur çdo gjë.

