Mjeku: Vaksina anti-Covid ul me 6 herë rrezikun për transmetimin e virusit, doza e tretë duhet
"Nëse 1 person vaksinohet, ai është i mbrojtur 10-fish në raport me humbjen e jetës dhe komplikacionet dhe është i mbrojtur 6-fish për sa i përket transmetimit të sëmundjes", tha mjeku Erion Dasho, nëpërmjet një lidhjeje me Skype për emisionin Ditë e Re në RTV Ora.
Duke folur për mbrojtjen që ofron vaksina, mjeku pohon se vaksina siguron mbrojtje të mirë, por të pjesshme.
Gjithashtu mjeku komentoi vendimin e Komitetit të ekspertëve për aplikimin e dozës së tretë te personat mbi 60 vjeç.
"Doza e tretë duhet, sepse me kalimin e kohës, pas 6 muajsh eficenca e mbrojtjes ulet. Rekomandohet për personat mbi 60 vjeç doza e tretë", tha mjeku.
Sipas mjekut, gjatë 3 javëve të fundit në vendin tonë ka pasur një stabilizlim të situatës, për sa i takon numrit të vdekjeve.Ndërsa numri i rasteve ka një rritje, si pasojë e hapjes së shkollave.
Dy anije mallrash përplasen në Detin Marmara të Turqisë
25 Tetor, 09:00"Delta" shtyn maratonën e Pekinit
25 Tetor, 08:4



