Shpallet në kërkim djali i ish-prokurorit të Tiranës, Përparim Hasa. Vuri lokalin në dispozicion të lojërave të fatit
Policia e Tiranës ditën e sotme (24 tetor) ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Një person i cili ishte punonjës i lokalit ku organizoheshin lojërat e fatit u arrestua, ndërsa pronari u shpall në kërkim.
Ora News mëson se personi i shpallur në kërkim ( pronari i lokalit) është Bojken Hasa, djali i ish-prokurorit të Tiranës Përparim Hasa.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë të konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Sipas bluve të Tiranës, Bojken Hasa në bashkëpunim me punonjësin e arrestuar E. X, 47 vjeç merreshin me veprimtarinë e kundraligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojëra fati.
