Festa e mollës kalon mes ankesave në Korçë për mungesë tregu dhe çmime të ulëta
Edhe pse fshati Dovran në Korçë njihet për veprimtari të lartë të mollëve fermerët kanë parashtruar ankesa të shumta për shitje të paktëa dhe çmime të ulëta në treg.
"Po e diskutojmë të vazhdojmë apo jo sepse po na bien të ardhurat dhe rritet kostoja e prodhimit."
"Ka rënë çmimi nga 450 në 300 lekë të vjetra."
Jo vetëm festa promovuese dhe panaire por banorët kërkojnë nga Bashkia subvencione dhe punë konkrete për të patur kështu më pak mollë të kalbura të çuara dëm.
"Bujqësisë duhet ti japim ndihmë, te bujqësia hamë tre vakte."
Festa e mollës, një aktivitet ky i përvitshëm, bëhet në kuadër të promovimit të mollëve për shkak të prodhimtarisë së lartë që karakterizon zonën.
Vit pas viti fermerët detyron të hedhin qindra ton mollë për shkak të shitjeve të pakta dhe çmimeve të ulëta në treg.
Banorët e fshatit kërkojnë rikthimin e vëmendje tek ta dhe puna e tyre.

